Si të jesh i mirëorganizuar
Mjetet që do t'ju nevojiten:
Fletë të mëdha
Bukëpeshku apo një material si kompesatë
Laps
Gërshërë
Ngjitëse për ta bërë dërrasën sa më të bukur
Fletë të trashë plastike
Thikë
Realizimi: Me një thikë prisni bukën e peshkut në formën që ju dëshironi tabelën. Prisni letrën sipas madhësisë së tabelës dhe më pas ngjiteni . Mund ta zbukutoni dhe me ngjitëse të personalizuara si pika shiu, figurina apo gjëra të tilla. Vareni në mur dhe tani është gati për t’u mbushur plot me fletushka të verdha ku keni shënime të rëndësishme, kujtesa apo ndonjë fotografi shumë të dashur për ju.
Një “vazo” për lulet e pranverës
Mjetet që do t'ju nevojiten:
1 çadër
një tufë lule
Pranvera është e famshme për lulet shumëngjyrëshe, ndaj nuk mund të mos sajonim diçka për to me çadrën tonë të vjetër ngjyrë të verdhë të ëmbël Çadra e verdhë i përshtatet më së miri simbolikës së stinës, pasi kjo ngjyrë përfaqëson diellin. Një kompozim i tillë me lule mund të fiksohet në një mur oborri, në një gardh ose mund të vendoset te dera e shtëpisë. Mund të zgjidhni si sfond tulla të lyera me gëlqere. Në hapësirat mes tullave gozhdoni një copëz të vogël kompensate dhe mbi të fiksoni me kapëse çadrën, e cila ndërkohë ishte kapur në mes me një fjongo rozë. Çadrën pozicionojeni pak mënjanë, pasi kështu “politikisht jokorrekte” sikur duket më bukur. Ndërkohë kombinoni lule pranverore, me ngjyra të ëmbla, siç i kërkon vetë stina.
Një zemër plot ngjyra...
Mjetet që do t'ju nevojiten:
- ca tapa vere
- 1 karton
- 1 kornizë
- laps
- ngjitës
- bojëra vaji
Realizimi:Marrim kartonin dhe në të vizatojmë një zemër.Sipas vizatimit të zemrës vendosim tapat.I ngjisim sipas vendosjes.Siprinën e tapave e ngjyrosim me ngjyrë të kuqe dhe rozë.Presim ca kohë që të thahet boja.Pastaj punën e përfunduar e vendosim në kornizë.
Dekorimi i një shampanje
Materialet që do t'ju nevojiten:
1 shishe shampanjë
1 paketë çokollata Roger
1 fletë e gjelbër
1 ngjitës
1 fletë e verdhë
1 shirit bezhë
Realizimi:Marrim fletën e verdhë dhe e presim në katrore të vegjël sa madhësia e çokollatës. Çokollatat i ngjisim në fletët e verdha.Pasi t'i ngjisim në fletët e verdha, i vendosim në shishen e shampanjës në formë ananasi.Pastaj marrim fletën e gjelbër dhe e presim në formë gjethesh me madhësi mesatare.I ngjisim në shishen e shampanjës.Në bishtat e gjetheve lidhim shiritin bezhë.Dhe tani shampanja është gati për t'u dhuruar.
Një vazo ndryshe
Materialet që do t'ju nevojiten janë:
1 tullumbac
1 vazo
2 paketa me xixa
ngjitës
Realizimi:Marrim një vazo dhe mbi vazo vendosim një tullumbac të fryrë.Pjesë e sipërme të tullumbacit e lyejmë me vinovil.Marrim 2 paketa me xixa dhe i hedhim ne pjesën me vinovil.Presim ca kohë sa të thahet pjesa me vinovil.Me një gjilpërë shpojmë tullumbacin.Dhe këtu ka përfunduar vazoja jonë.
Një vazo me......
Materialet që do t'ju duhen janë:
1 tullumbace
1 gotë
lule
shirit
Realizimi:Marrim një tullumbac dhe presim pjesën e sipërme të tij.Marrim një gotë.Pastaj marrim tullumbacin e prerë dhe e hapim sa gjerësia e gotës.Në vazo vendosim disa lule.Vazon mund ta dekorojmë me shirita,duke i lidhur fjongo në mesin e vazos.Dhe kështu jemi gati ta vendosim për dekorim mbi tavolinë ose diku tjetër.
Si të bëjmë një flutur me kanoçe?
Materiale që do ju nevojiten për realizimin e këtij dekorimi janë:
1 kanoçe
gërshërë
lapustila ose marker-a
Realizimi;Presim një pjesë të kanoçes,dhe aty vizatojmë një flutur.Pastaj marrim një gërshërë fillojmë duke prerë fluturën sipas drejtimit.Pasi e presim,e dizenjojmë sipas dëshirës.Tani flutura është përfunduar dhe është gati për përdorim.