Thursday, March 3, 2016

Një “vazo” për lulet e pranverës
Mjetet që do t'ju nevojiten:
1 çadër 
një tufë lule
 Pranvera është e famshme për lulet shumëngjyrëshe, ndaj nuk mund të mos sajonim diçka për to me çadrën tonë të vjetër ngjyrë të verdhë të ëmbël Çadra e verdhë i përshtatet më së miri simbolikës së stinës, pasi kjo ngjyrë përfaqëson diellin. Një kompozim i tillë me lule mund të fiksohet në një mur oborri, në një gardh ose mund të vendoset te dera e shtëpisë. Mund të  zgjidhni si sfond tulla të lyera me gëlqere. Në hapësirat mes tullave gozhdoni një copëz të vogël kompensate dhe mbi të fiksoni me kapëse çadrën, e cila ndërkohë ishte kapur në mes me një fjongo rozë. Çadrën  pozicionojeni pak mënjanë, pasi kështu “politikisht jokorrekte” sikur duket më bukur. Ndërkohë kombinoni lule pranverore, me ngjyra të ëmbla, siç i kërkon vetë stina.
cadera

No comments:

Post a Comment