Friday, February 26, 2016

Një zemër plot ngjyra...
Mjetet që do t'ju nevojiten:

  • ca tapa vere
  • 1 karton
  • 1 kornizë
  • laps
  • ngjitës 
  • bojëra vaji

Realizimi:Marrim kartonin dhe në të vizatojmë një zemër.Sipas vizatimit të zemrës vendosim tapat.I ngjisim sipas vendosjes.Siprinën e tapave e ngjyrosim me ngjyrë të  kuqe dhe rozë.Presim ca kohë që të thahet boja.Pastaj punën e përfunduar e vendosim në kornizë.
Dekorimi i një shampanje
Materialet që do t'ju nevojiten:
1 shishe shampanjë
1 paketë çokollata Roger
1 fletë e gjelbër
1 ngjitës
1 fletë e verdhë
1 shirit bezhë
Realizimi:Marrim fletën e verdhë dhe e presim në katrore të vegjël sa madhësia e çokollatës. Çokollatat  i ngjisim në fletët e verdha.Pasi t'i ngjisim në fletët e verdha, i vendosim në shishen e shampanjës në formë ananasi.Pastaj marrim fletën e gjelbër dhe e presim në formë gjethesh me madhësi mesatare.I ngjisim në shishen e shampanjës.Në bishtat e gjetheve lidhim shiritin bezhë.Dhe tani shampanja është  gati për t'u  dhuruar.

Thursday, February 25, 2016

Një vazo ndryshe
Materialet që do t'ju nevojiten janë:
1 tullumbac
1 vazo
2 paketa me xixa
ngjitës
Realizimi:Marrim një vazo dhe mbi vazo vendosim një tullumbac të fryrë.Pjesë e sipërme të tullumbacit e lyejmë me vinovil.Marrim 2 paketa me xixa dhe i hedhim ne pjesën me vinovil.Presim ca kohë sa të thahet pjesa me vinovil.Me një gjilpërë shpojmë tullumbacin.Dhe këtu ka përfunduar vazoja jonë.

Një vazo me......
Materialet që do t'ju duhen janë:
1 tullumbace
1 gotë
lule
shirit
Realizimi:Marrim një tullumbac dhe presim pjesën e sipërme të tij.Marrim një gotë.Pastaj marrim tullumbacin e prerë dhe e hapim sa gjerësia e gotës.Në vazo vendosim disa lule.Vazon mund ta dekorojmë me shirita,duke i lidhur fjongo në mesin e vazos.Dhe kështu jemi gati ta vendosim për dekorim mbi tavolinë ose diku tjetër.

Si të bëjmë një flutur me kanoçe?
Materiale që do ju nevojiten për realizimin e këtij dekorimi janë:
1 kanoçe
gërshërë
lapustila ose marker-a
Realizimi;Presim një pjesë  të kanoçes,dhe aty vizatojmë një flutur.Pastaj marrim një gërshërë fillojmë duke prerë fluturën sipas drejtimit.Pasi e presim,e dizenjojmë sipas dëshirës.Tani flutura është përfunduar dhe është gati për përdorim.

Friday, February 19, 2016

Thursday, February 18, 2016

Nje ndricim ndryshe....
Elementi festiv dhe karakteristikë e gjithë kësaj atmosfere janë dritat . Në fundvit sheh pothuajse gjithçka të ndriçuar nga dritat. Vitrinat e dyqaneve, rrugët kryesore të qytetit madje dhe dritare e bakllkone të shtëpiave të ndryshme. Shumë njerëz preferojnë gjithashtu të dekorojnë me drita festive dhe sezonale dhe ambjentet e tyre. Nuk mjaftohen me dritat e pemës, por dëshirojnë që ku të munden të vendosin drita. Kjo eshte një ide mjaft e  këndshme dhe e thjeshtë se si ju vetë të bëni një varg dritash për t’i varur pranë oxhakut, në dhomë, apo tek tavolina e studimit. Mjafton të keni disa gota të vogla si këto në foto, lehtësisht të gjetshme dhe me një varg të thjeshtë dritash ju mund të krijoni një gjë fantastike. Bëni një hapje të vogël tek pjesa e mbrapme e gotës dhe më pas filloni të fusni poçat e vegjël. Kaq është gjihtë procesi i punës, tani ato janë gati për tu përdorur.

enhanced-11628-1412744909-10.jpg

enhanced-11628-1412744909-10_2.jpg

dritat


Krishtlindje prej letre

A ju kujtohet si i zbukuronin prindërit tanë  pemët dikur?

 Me fletët shumëngjyrëshe të punëdores bënin shirita dhe bredhit i “derdhnin” sipër “dëborë” me copëza pambuku, të cilat ndonjëherë i ngjisnin në xhamat e dritares me vinovil. Ja disa ide nostalgjike. 
1.Bredhi
 Duke qenë se zbukurimet janë me ngjyra, atëherë bredhi ku do të vendosen, duhet zgjedhur patjetër i bardhë, në mënyrë që të lexohen mirë. Poçet dhe yjet varen me fije të bardha, që nuk duken pasi ngatërrohen me ngjyrën e pemës, teksa lulet dhe fjongot ngecen midis degëve.
2.Teknika Origami
 Zbukurimet prej letre janë realizuar në pjesën më të madhe përmes teknikës së origamit. Kjo mënyrë se si punohet me letrën nuk ka nevojë për prerje me gërshërë si dhe rrallë përdoret vinovili. Ky art, ka lindur në Japoni dhe emri i tij vjen nga japonishtja: “ori”, që do të thotë palos e “kami” letër. Teknika e origamit qëndron në përdorimin e sa më pak palosjeve, që mund të kombinohen për të arritur në forma të ndryshme.Pikënisja është gjithnjë e njëjta, një letër në formë katrore. Një origami mund të jetë sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar kur përdoren shumë fletë të holla. Japonezët e cilësojnë këtë teknikë më tepër si një pjesë të kulturës së tyre, se sa art. 
3.Fjongot
 Nuk mund t’i mungonin bredhit me zbukurime prej letre, jo vetëm për shkak të pamjes së këndshme, por edhe sepse realizohen thjesht e shpejt. Fjongot janë ndër pak punime në teknikën origami që kanë nevojë për prerje e gërshërë. Ato lejojnë përdorimin e vetëm një ngjyre, ndaj sekreti qëndron në përzgjedhjen e kujdesshme e të goditur të ngjyrës së letrës.
4.Poçet
Ky zbukurim  imiton poçet që varen në bredh. Për shkak se përbëhet nga dy pjesë të ndryshme, të lejon të përdorësh fantazinë dhe të ngatërrosh dy ngjyra të ndryshme, që me njëra-tjetrën rrinë bukur dhe krijojnë një efekt më eklektik. Në kombinimin e ngjyrave mund të luash si me kontrastet e forta, ashtu dhe tonet e së njëjtës ngjyrë.
5.Lulet
 Kjo lule quhet kusudama dhe për praktikuesit e origamit, është ndër zbukurimet më të njohura, por dhe më të dashura, për shkak të forms së përsosur. Nga të gjitha llojet e luleve që mund të realizohen me teknikën origami, parapëlqyem këtë, pasi mund të montohet më lehtësisht në bredh e përveç kësaj, lejon kombinimin e dy ngjyrave.
6.Dhuratat
Për të qenë në një linjë me bredhin, veshja e dhuratave është bërë me letra (në pamundësi, kartonë) në thuajse të njëjtat nuanca si ato të zbukurimeve të pemës. Për të mbetur te nostalgjia, përdorëm fije deveje me ngjyra, në nder të viteve kur rrallë blinim çorape, pulovra, dorashka dhe shaje, pasi na i bënin gjyshet e nënat tona duararta. Sekreti në këtë rast qëndron në kombinimin e duhur të letrës së paketimit me ngjyrën e fijeve.
7.Yjet
Edhe yjet janë punuar në teknikën origami, duke përdorur atë që quhet “baza e origamit” (Google: origami base). Me këtë mënyrë të punimit të letrës gjen versione pafund yjesh, por ne zgjodhëm këtë, se ishte më i përsosuri. Me pesë cepa. Letra duhet zgjedhur sa më e zbehtë, pasi për shkak të formës së yllit, theksohet akoma më shumë kur ai përfundon.
8.Rrethi i Krishtlindjes
Ky rreth është krijuar nga bashkimi i yjeve tetëcepësh krijuar me teknikën e origamit. Për t’i qëndruar besnikë rrethit origjinal me lulet e Krishtlindjes, në ngjyrat jeshile e të kuqe, ne kemi zgjedhur menten dhe rozën, si versione pastel të tyre. Yjet janë të thjeshtë për t’u bërë, ndaj gjithë sekreti dhe sikleti qëndron në montim.
9.Tavolina
Që nga banerat me mbishkrimin “Gëzuar Festat” e deri tek ëmbëlsirat e përzgjedhura për t’u shërbyer në tryezë janë pastel.
10.Kapelat
I mbani mend konet prej letre  me pambuk që i përdorim për festën e Vitit të Ri? Realizuar me karton 
në ngjyrë të kaltër dhe rozë ato duken shume bukur.
11.Shiritat
Në fakt, ky shirit u bë shkas për të bërë të gjithë zbukurimet e tjera, të cilat janë më modern dhe dikur në fëmijërinë tone nuk ekzistonin. Si poçet, lulet apo babagjyshat prej letre. Por shiritat ama, i njohim mirë. Dikur i përdornim jo vetëm për bredhin, por i varnim edhe nëpër shtëpi. 
12.Kaushet
Pa dyshim, një nga simbolet e fëmijërisë dhe festave. Kaushët prej letre, kësaj here nuk i kemi mbushur me kokoshka si njëherë e një kohë, por me karamele “Haribo”, që janë gjitha të pasura në ngjyra dhe të ëmbela.
13.Babagjyshat
Realizuar në teknikën origami, Shën Nikolla prej letre mund të përdoret për të dekoruar qesen me karamele. Montohet në mënyrë të tillë që të ngjasojë sikur Babagjyshi ka në kurriz thesin me dhurata.
krishtlindjepastel

fjongotpocet.png

lulet.png

dhuratat.png

yjet.png

rrethi_i_krishtlindjee.png


kapelet.png

kot.png

kaushat.png

babagjyshat.png











Një urim ndryshe.....
Sado tradicionale të jenë ndjesinë që të jep një kartolinë nuk ta dhuron as një mesazh në celular ,as një e-mail. Fjalët mund të jenë të njëjta, urimi mund të jetë nga i njëjti person i dashur për ju, por dedikimi, koha që dikush i kushton fjalëve të hedhura në letër ka shumë vlerë. E imagjinoni për më tepër sikur kartolinat të jenë të personalizuara e një të tillë ta keni vetëm ju.  Me pambuk, kopsa, rruaza dhe me pak vinovil ju do të krijoi kartolina shumë të bukura për vetëm 10 minuta.

3b9779dd60ff277bd57c36b04bf96724.jpg


3b9779dd60ff277bd57c36b04bf96724_1.jpg



 63da6529d3e47fb433354db3b23ca869.jpg

a3c8f813c2a1d6891f7d1a1dab527126

enhanced-18015-1417451062-4



Dekorime për Halloween



Materialet që ju nevojiten për realizimin e këtyre dekorimeve:
 -kavanoz qelqi
 -bojë e bardhë dhe e zezë 
-qirinj të vegjël 
Realizimi: Filloni dhe lyeni kavanozin me bojë të bardhë. Kur ajo të jetë tharë plotësisht lyejeni sërish edhe një herë. Më pas filloni të pikturoni fytyra fantazmash duke përdorur bojën e zezë. Kur boja të jetë thare futni Brenda qirinjtë e ndezur për të krijuar efektine frikshëm.    

Risultati immagini per diy step by step


Një mirëseardhje e ngrohtë...

Ndriçoni dyert tuaja duke i uruar një mirëseardhje të ngrohtë miqve tuaj! Është një ide mjaft e këndshme dhe shumë e veçantë.
 Do të ju duhet: Gjethe dhe degë të freskëta.
 Drita
 Fjongo 
Hap-pas-hapi udhëzuesi: Pritini degët në të njëjtën gjatësi. Zgjidhni degë të një peme që është e gjelbër gjatë gjithë vitit sepse do të zgjasë më shumë dhe do të jetë më e bukur. Lidhni nëpër degë dritat dhe baterinë mund ta fshihni mjaft mirë me gjethe. Lidhni çdo gjë së bashku me fjongo dhe tani mund ta varni në kudo që dëshironi.

varja
Si të bëni një rosë me.......mollë
Risultati immagini per diy step by step
Drenushat në shtëpinë tuaj...
Nuk kam parë gjë më të lezetshme se këto drenusha të vogla… Jam e sigurt që sapo t’i shihni do mahniteni se sa të këndshme janë dhe njëkohësiht se sa të thjeshta. Mund t’i bëni vetë dhe ti shpërndani kudo nëpër shtëpi. Janë një ide fantastike gjithashtu për dhuratë. Bëni pesë gjashtë copë dhe miqtë tuaj do t’i adhurojnë. Ju duhen vetëm disa tapa vere dhe disa shkopinj. Ajo që duhet të bëni është thjesht të bëni disa vrima në tapa që të mund të improvizoni këmbët e drerit dhe qafën me shkopinjtë. Shihni ilustrimet e mëposhtme që do tu jë vijnë në ndihmë dhe i bëni për 5 minuta.


2a6abefcdd80790d357cc68d607fe4f0_1.jpg

2a6abefcdd80790d357cc68d607fe4f0_2.jpg

2a6abefcdd80790d357cc68d607fe4f0_3.jpg
Si të pikturoni një luledele
Risultati immagini per diy step by step
Kornizë me copëza xhami
Ju është thyer ndonjë pasqyrë? Mos e vrisni mendjen, mos e shihni si 7 vjet ters sepse ne do të ju japim një ide se si ta merrni me “sportivitet” kur të ju ndodhë një gjë e tillë. Mund të krijoni gjëra shumë të bukura me copëzat e një xhami apo pasqyre të thyer dhe njëra prej tyre është një kornizë fotografie. Me një material të fortë krijoni strukturën e një kornize katrore dhe me kujdes me një ngjitës të fortë do të ngjisni copëzat e xhamit në skajet e kornizës.Krijoni një vijë me një laps që mos t’i shpërndani shumë pasqyrat dhe me rregull ju do të krijoni lehtësisht një kornizë mjaft të veçantë. Pasi të jetë tharë ngjitësi dhe pasyrat mos të lëvizin ngjisni fotografinë tuaj të dashur në të dhe mund ta vendosni ku të dëshironi. Kini kujdes pasi keni të bëni me copëza xhami ndaj mbani larg fëmijët dhe ju gjithashtu kini kujdes mos çaheni.

164a73382761fe5af1d9868968f41449_1.jpg

164a73382761fe5af1d9868968f41449_2.jpg

164a73382761fe5af1d9868968f41449_3.jpg

kornizemexham



Si të dekoroni një çajnik?

Materialet që ju nevojiten  janë: 

- ҫajnik i vogël

 -ngjitës

 -letër varaku

 -bojë e kuqe

 -furçë 

-gura dekorativ

 Realizimi: Merrni ҫajnikun dhe lyejeni me ngjitës. Më pas vendosni letrën e aluminit dhe lëreni pak derisa sa të ngjitet dhe hiqeni letrën. Aty do të mbesë vetëm ngjyra e varakut. Lyejeni sipër me bojë të kuqe dhe filloni të ngjisni gurët e vegjël dhe të pikturoni figura sipas dëshirës.  



Si të bëjmë aksesorë dekorues nga CD?

Për të realizuar këtë zbukurim të cilin mund ta varim diku, ose ta mbajnë në tryezë na nevojiten vetëm këto materiale: CD qe nuk i përdorni më 
Gërshërë
 Një llambë e djegur
 Ngjitës
 Një rrip ngjyrë floriri (mund ta prisni nga ndonjë veshje e vjetër)
 Realizimi: Presim CD në copëza të vogla të çrregullta.  Më pas këto copëza i ngjisim në llambë dhe krijojmë një formë mozaiku. Heqim pjesë e metaltë të llambës dhe brenda saj fusim rripin e florinjtë. Mund të krijojmë disa nga këto dhe t’i vendosim në një kanistër kashte për të zbukuruar tryezën tonë.

Si  të  bëjmë  dhurata të  vogla me rëndësi të madhe??

Gjithëkujt i bëhet qefi të marrë një dhuratë nga një person i dashur. Dhurata simbolizon kujdesin që dikush ka ndaj nesh, kujdesin që ne ndihemi të vlerësuar e se kemi rëndësi për të tjerët. Nuk e kemi fjalën për dhuratat e shtrenjta! Kur them dhuratë në këtë momente më shkon mendja dhe tek një çokollatë e dhuruar befas kur unë nuk jam në humor. Po për të tilla e kam fjalën. Dhurata të vogla të bëra me dashuri të madhe. Nuk ka pse të kesh gjithnjë buxhete marramendëse që t’i bëni përshtypje njerëzve tuaj të dashur. Me pak ju mund të bëni shumë për ta. Ja disa ide fare të thjeshta 

1.Dhurata në kavanoz

Secili nga ne ka ndonjë koleksion gurësh nga plazhi. Kur gjejmë ndonjë guralec të bukur gjithnje e marrim. E pra tani mund t’i përdorim. Mbush një kavanoz me guraleca, ca dhe mund t’i lyeni me bojë. Krijoni disa shtresa dhe më pas vendos pak dhe dhe sipër tij, e më pas lule kaktusi. I keni parë ato vazot e vogla të bukur me kaktus? Ja pra e krijuat një vetë.

2.Letra për ty
Letra për ty Doni ti thoni dikujt jo një gjë por shumë gjëra. Kartat që ne luajmë janë 52 . Ju mund t’i thoni 52 gjëra të dashurit tuaj. Mjafton hapësja e vrimave në letër, një kapëse letrash dhe posta është gati.

3.Tic Tac Toe
Një copëz thesi, që mund ta gjeni kudo, e shndërroni në lojë. Tic Tac Toe një lojë e shpejtë për dy veta.