Thursday, February 18, 2016

Kornizë me copëza xhami
Ju është thyer ndonjë pasqyrë? Mos e vrisni mendjen, mos e shihni si 7 vjet ters sepse ne do të ju japim një ide se si ta merrni me “sportivitet” kur të ju ndodhë një gjë e tillë. Mund të krijoni gjëra shumë të bukura me copëzat e një xhami apo pasqyre të thyer dhe njëra prej tyre është një kornizë fotografie. Me një material të fortë krijoni strukturën e një kornize katrore dhe me kujdes me një ngjitës të fortë do të ngjisni copëzat e xhamit në skajet e kornizës.Krijoni një vijë me një laps që mos t’i shpërndani shumë pasqyrat dhe me rregull ju do të krijoni lehtësisht një kornizë mjaft të veçantë. Pasi të jetë tharë ngjitësi dhe pasyrat mos të lëvizin ngjisni fotografinë tuaj të dashur në të dhe mund ta vendosni ku të dëshironi. Kini kujdes pasi keni të bëni me copëza xhami ndaj mbani larg fëmijët dhe ju gjithashtu kini kujdes mos çaheni.

164a73382761fe5af1d9868968f41449_1.jpg

164a73382761fe5af1d9868968f41449_2.jpg

164a73382761fe5af1d9868968f41449_3.jpg

kornizemexham



No comments:

Post a Comment