Thursday, February 18, 2016

Si  të  bëjmë  dhurata të  vogla me rëndësi të madhe??

Gjithëkujt i bëhet qefi të marrë një dhuratë nga një person i dashur. Dhurata simbolizon kujdesin që dikush ka ndaj nesh, kujdesin që ne ndihemi të vlerësuar e se kemi rëndësi për të tjerët. Nuk e kemi fjalën për dhuratat e shtrenjta! Kur them dhuratë në këtë momente më shkon mendja dhe tek një çokollatë e dhuruar befas kur unë nuk jam në humor. Po për të tilla e kam fjalën. Dhurata të vogla të bëra me dashuri të madhe. Nuk ka pse të kesh gjithnjë buxhete marramendëse që t’i bëni përshtypje njerëzve tuaj të dashur. Me pak ju mund të bëni shumë për ta. Ja disa ide fare të thjeshta 

1.Dhurata në kavanoz

Secili nga ne ka ndonjë koleksion gurësh nga plazhi. Kur gjejmë ndonjë guralec të bukur gjithnje e marrim. E pra tani mund t’i përdorim. Mbush një kavanoz me guraleca, ca dhe mund t’i lyeni me bojë. Krijoni disa shtresa dhe më pas vendos pak dhe dhe sipër tij, e më pas lule kaktusi. I keni parë ato vazot e vogla të bukur me kaktus? Ja pra e krijuat një vetë.

2.Letra për ty
Letra për ty Doni ti thoni dikujt jo një gjë por shumë gjëra. Kartat që ne luajmë janë 52 . Ju mund t’i thoni 52 gjëra të dashurit tuaj. Mjafton hapësja e vrimave në letër, një kapëse letrash dhe posta është gati.

3.Tic Tac Toe
Një copëz thesi, që mund ta gjeni kudo, e shndërroni në lojë. Tic Tac Toe një lojë e shpejtë për dy veta.





No comments:

Post a Comment