Thursday, February 18, 2016

Nje ndricim ndryshe....
Elementi festiv dhe karakteristikë e gjithë kësaj atmosfere janë dritat . Në fundvit sheh pothuajse gjithçka të ndriçuar nga dritat. Vitrinat e dyqaneve, rrugët kryesore të qytetit madje dhe dritare e bakllkone të shtëpiave të ndryshme. Shumë njerëz preferojnë gjithashtu të dekorojnë me drita festive dhe sezonale dhe ambjentet e tyre. Nuk mjaftohen me dritat e pemës, por dëshirojnë që ku të munden të vendosin drita. Kjo eshte një ide mjaft e  këndshme dhe e thjeshtë se si ju vetë të bëni një varg dritash për t’i varur pranë oxhakut, në dhomë, apo tek tavolina e studimit. Mjafton të keni disa gota të vogla si këto në foto, lehtësisht të gjetshme dhe me një varg të thjeshtë dritash ju mund të krijoni një gjë fantastike. Bëni një hapje të vogël tek pjesa e mbrapme e gotës dhe më pas filloni të fusni poçat e vegjël. Kaq është gjihtë procesi i punës, tani ato janë gati për tu përdorur.

enhanced-11628-1412744909-10.jpg

enhanced-11628-1412744909-10_2.jpg

dritat


No comments:

Post a Comment