Thursday, February 18, 2016

Krishtlindje prej letre

A ju kujtohet si i zbukuronin prindërit tanë  pemët dikur?

 Me fletët shumëngjyrëshe të punëdores bënin shirita dhe bredhit i “derdhnin” sipër “dëborë” me copëza pambuku, të cilat ndonjëherë i ngjisnin në xhamat e dritares me vinovil. Ja disa ide nostalgjike. 
1.Bredhi
 Duke qenë se zbukurimet janë me ngjyra, atëherë bredhi ku do të vendosen, duhet zgjedhur patjetër i bardhë, në mënyrë që të lexohen mirë. Poçet dhe yjet varen me fije të bardha, që nuk duken pasi ngatërrohen me ngjyrën e pemës, teksa lulet dhe fjongot ngecen midis degëve.
2.Teknika Origami
 Zbukurimet prej letre janë realizuar në pjesën më të madhe përmes teknikës së origamit. Kjo mënyrë se si punohet me letrën nuk ka nevojë për prerje me gërshërë si dhe rrallë përdoret vinovili. Ky art, ka lindur në Japoni dhe emri i tij vjen nga japonishtja: “ori”, që do të thotë palos e “kami” letër. Teknika e origamit qëndron në përdorimin e sa më pak palosjeve, që mund të kombinohen për të arritur në forma të ndryshme.Pikënisja është gjithnjë e njëjta, një letër në formë katrore. Një origami mund të jetë sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar kur përdoren shumë fletë të holla. Japonezët e cilësojnë këtë teknikë më tepër si një pjesë të kulturës së tyre, se sa art. 
3.Fjongot
 Nuk mund t’i mungonin bredhit me zbukurime prej letre, jo vetëm për shkak të pamjes së këndshme, por edhe sepse realizohen thjesht e shpejt. Fjongot janë ndër pak punime në teknikën origami që kanë nevojë për prerje e gërshërë. Ato lejojnë përdorimin e vetëm një ngjyre, ndaj sekreti qëndron në përzgjedhjen e kujdesshme e të goditur të ngjyrës së letrës.
4.Poçet
Ky zbukurim  imiton poçet që varen në bredh. Për shkak se përbëhet nga dy pjesë të ndryshme, të lejon të përdorësh fantazinë dhe të ngatërrosh dy ngjyra të ndryshme, që me njëra-tjetrën rrinë bukur dhe krijojnë një efekt më eklektik. Në kombinimin e ngjyrave mund të luash si me kontrastet e forta, ashtu dhe tonet e së njëjtës ngjyrë.
5.Lulet
 Kjo lule quhet kusudama dhe për praktikuesit e origamit, është ndër zbukurimet më të njohura, por dhe më të dashura, për shkak të forms së përsosur. Nga të gjitha llojet e luleve që mund të realizohen me teknikën origami, parapëlqyem këtë, pasi mund të montohet më lehtësisht në bredh e përveç kësaj, lejon kombinimin e dy ngjyrave.
6.Dhuratat
Për të qenë në një linjë me bredhin, veshja e dhuratave është bërë me letra (në pamundësi, kartonë) në thuajse të njëjtat nuanca si ato të zbukurimeve të pemës. Për të mbetur te nostalgjia, përdorëm fije deveje me ngjyra, në nder të viteve kur rrallë blinim çorape, pulovra, dorashka dhe shaje, pasi na i bënin gjyshet e nënat tona duararta. Sekreti në këtë rast qëndron në kombinimin e duhur të letrës së paketimit me ngjyrën e fijeve.
7.Yjet
Edhe yjet janë punuar në teknikën origami, duke përdorur atë që quhet “baza e origamit” (Google: origami base). Me këtë mënyrë të punimit të letrës gjen versione pafund yjesh, por ne zgjodhëm këtë, se ishte më i përsosuri. Me pesë cepa. Letra duhet zgjedhur sa më e zbehtë, pasi për shkak të formës së yllit, theksohet akoma më shumë kur ai përfundon.
8.Rrethi i Krishtlindjes
Ky rreth është krijuar nga bashkimi i yjeve tetëcepësh krijuar me teknikën e origamit. Për t’i qëndruar besnikë rrethit origjinal me lulet e Krishtlindjes, në ngjyrat jeshile e të kuqe, ne kemi zgjedhur menten dhe rozën, si versione pastel të tyre. Yjet janë të thjeshtë për t’u bërë, ndaj gjithë sekreti dhe sikleti qëndron në montim.
9.Tavolina
Që nga banerat me mbishkrimin “Gëzuar Festat” e deri tek ëmbëlsirat e përzgjedhura për t’u shërbyer në tryezë janë pastel.
10.Kapelat
I mbani mend konet prej letre  me pambuk që i përdorim për festën e Vitit të Ri? Realizuar me karton 
në ngjyrë të kaltër dhe rozë ato duken shume bukur.
11.Shiritat
Në fakt, ky shirit u bë shkas për të bërë të gjithë zbukurimet e tjera, të cilat janë më modern dhe dikur në fëmijërinë tone nuk ekzistonin. Si poçet, lulet apo babagjyshat prej letre. Por shiritat ama, i njohim mirë. Dikur i përdornim jo vetëm për bredhin, por i varnim edhe nëpër shtëpi. 
12.Kaushet
Pa dyshim, një nga simbolet e fëmijërisë dhe festave. Kaushët prej letre, kësaj here nuk i kemi mbushur me kokoshka si njëherë e një kohë, por me karamele “Haribo”, që janë gjitha të pasura në ngjyra dhe të ëmbela.
13.Babagjyshat
Realizuar në teknikën origami, Shën Nikolla prej letre mund të përdoret për të dekoruar qesen me karamele. Montohet në mënyrë të tillë që të ngjasojë sikur Babagjyshi ka në kurriz thesin me dhurata.
krishtlindjepastel

fjongotpocet.png

lulet.png

dhuratat.png

yjet.png

rrethi_i_krishtlindjee.png


kapelet.png

kot.png

kaushat.png

babagjyshat.png











No comments:

Post a Comment